Aktualitet

Kokainë, heroinë dhe mijëra dollarë në banesë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Zvicër

Policia ka gjetur drogë në posedim të një 31-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

10 Korrik 2023, 17:20 Nga k.m.
Kokainë, heroinë dhe mijëra dollarë në banesë,
f

ZVICËR- Një i ri shqiptar ka përfunduar në pranga pasi është kapur nga autoritetet gjatë një kontrolli në Emmenbrücke, në Zvicër. Gjatë kontrollit të identitetit, Policia ka gjetur drogë në posedim të një 31-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije. Sipas mediave të huaja, po ashtu kokainë dhe heroinë iu gjetën edhe në shtëpinë e tij.

Policia gjeti edhe mijëra dollarë para cash. 

Sakaq, hetimet ende vijojnë për 31-vjeçarin, i cili do të përballet me prokurorinë e Emmen për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

zvicer

Sondazh

Poll