Aktualitet

Shqiptarët dhe algjerianët sherr në burgun grek, 6 të plagosur

E në përplasje janë përfshirë shqiptarë dhe algjerienë, nga të cilët 6 kanë mbetur të plagosur.

10 Korrik 2023, 17:44 Nga k.m.
Shqiptarët dhe algjerianët sherr në burgun grek, 6 të
Foto ilustruese

GREQI- Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një burg të Avlonës në Greqi. Sipas mediave greke, ngjarja brenda burgut ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. E në përplasje janë përfshirë shqiptarë dhe algjerienë, nga të cilët 6 kanë mbetur të plagosur. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, apo dhe shkakun e përplasjes mes tyre.

Për shkak të situatës së paligjshme, forca të forta policore janë nisur drejt burgjeve për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.

Për momentin situata duket se po kontrollohet nga punonjësit e burgut dhe roja e jashtme e burgut.

greqi

Sondazh

Poll