Aktualitet

Po u dëmtoheshin banesat, Prokuroria nis hetimet për guroren pas dhunës barbare nga Rrajat

Sipas njoftimit të Prokurorisë thuhet se për pronarët e gurores ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

18 Korrik 2023, 15:35 Nga I.A
Po u dëmtoheshin banesat, Prokuroria nis hetimet për guroren pas
Prokuroria Tirane

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për guroren e Rrajave në fshatin Borizanë, pasi fisi Maja dhe qytetarë të tjerë të fshatit janë ankuar se shpërthimet e kësaj guroreje kanë dëmtuar banesat e tyre. Sipas njoftimit të Prokurorisë thuhet se për pronarët e gurores ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Po ashtu bëhet me dije se kjo çështje është në fazën e parë të hetimeve. 

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë hetime për dy procedime penale për “Shkatërrim i Pronës” në Krujë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për  kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë. Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit të Partisë Socialiste. Organizatorët u kujdesën ta filmonin për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar. Pas ngjarjes së rëndë, deputeti Rrahman Rraja dha dorëheqjen, e më pas kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin Bledi Çuçin. Në vendin e tij, u vendos ministër i brendshëm Taulant Balla.

prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll