Aktualitet

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

Lusjan Sulo është arrestuar në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.

10 Korrik 2023, 15:16 Nga k.m.
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Foto nga aksioni

GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Lusjan Sulo është arrestuar në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 66". U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 19-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 66", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - L. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

operacioni road guard 66

Sondazh

Poll