Politike

Pr. ligjet për spiunët/ PS: Duam të bëjmë një ligj sipas standardeve, të ulemi që tre variantet të shkrihen në një

Komisioni i Ligjeve ka shtyrë miratimin e projektligjeve për spiunët në funksione të larta drejtuese dhe në administratë.

10 Korrik 2023, 14:26 Nga DOSJA
Pr. ligjet për spiunët/ PS: Duam të bëjmë një ligj
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka shtyrë miratimin e projektligjeve për spiunët në funksione të larta drejtuese dhe në administratë. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka tha se duhet që të ulen sërish, që të gjitha variantet të mblidhen në një. Ajo sqaroi më tej se duhet që të bëjnë një ligj sipas standarteve, ku fokusi kryesor është që të pastrojnë jo vetëm politikën, por edhe administratën shtetërore. Në këtë mbledhje ku nuk munguan debatet e forta dhe replikat, kryetarja e Komisionit vendosi që palët të ulen që tre variantet ti shkrijnë në një draft të vetëm.

“Mendoj të marrim kohë për të diskutuar ende. Duke parë që palët janë secili në polin e vetë, kjo është një çështje që na bashkoi që në krye të herës.

Mendoj se kemi marrë kohë të mjaftueshme. Shoh që edhe në kampin opozitar ka dy variante. Ne tre ligje për të njëjtën gjë nuk bëjmë dot. Ne duam të bëjmë një ligj sipas standardeve. Qëllimi është që të pastrojmë jo vetëm politikën, por edhe administratën shtetërore. 

Secili ka një qëndrim për këto tre nisma. Do të duhet të ulemi edhe një herë, nismëtarët dhe relatorja. Është moment i rëndësishëm dhe është momenti për ta bërë mirë këtë gjë”, tha kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.

Sondazh

Poll