Politike

Mbledhja e Ramës te 'Vila 30', kryeministri takim me Ballën dhe Gjiknurin

Nuk dihet se orë ka zgjatur takimi e se cila ishte tema e bisedës, mirëpo kjo vjen pas lajmit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. 

10 Korrik 2023, 13:37 Nga A.B
Mbledhja e Ramës te 'Vila 30', kryeministri takim me Ballën
Edi Rama

TIRANË- Kampi socialist nuk gjen qetësi. 'Dosja.al' raportoi pak orë më parë se kryeministri Edi Rama kishte anuluar takimin në Vlorë, për të bërë një mbledhje në vilën 30 në kryeqytet. Në atë takim, pjesëmarrës ishin Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja dhe Engjëll Agaçi. 

Nuk dihet sa orë ka zgjatur takimi e se cila ishte tema e bisedës, mirëpo kjo vjen pas lajmit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj. Pas takimit ka qenë kryeministri Edi Rama i cili është larguar i pari e të tjerët janë larguar pas tij. Po ashtu, takimi po bëhet një ditë pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga detyra si ministër i brendshëm dhe emërimit të Taulant Ballës në këtë post./Dosja.al

edi rama taulant balla damian gjiknuri

Sondazh

Poll