Politike

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës ministër i Brendshëm, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës

Balla u emërua nga kryeministri Rama të shtunën në postin e Ministrit të Brendshëm pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga kjo detyrë.

10 Korrik 2023, 13:37 Nga A.B
Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës ministër i
Presidenca

TIRANË- Ka mbërritur në Presidencë propozimi i kryeministrit Edi Rama për Taulant Ballën ministër i Brendshëm dhe shkarkimi nga ky post i Bledi Çuçit. Kjo gjë konfirmohet nga vetë Presidenca, pas interesimit të mediave.

Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, njoftoi Presidenca.

Përgjigjja nga presidenca duhet të kthehet brenda një afati kohor 7 ditor, ndërsa më pas i mbetet parlamenitt të shqyrtoj dekretin brenda afatit 10 ditor, në kohën kur për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë që tronditi opinionin publik, dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë./Dosja.al

presidenca taulant balla

Sondazh

Poll