Politike

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt! Këshilli i Mandateve mblidhet nesër, mbledhja me dyer të mbyllura

Lajmërimi është bërë nga kryesia e Kuvendit, mirëpo theksohet se mbledhja do të jetë me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor. 

10 Korrik 2023, 14:05 Nga A.B
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt! Këshilli i Mandateve
Arben Ahmetaj

TIRANË- Nesër në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Lajmërimi është bërë nga kryesia e Kuvendit, mirëpo theksohet se mbledhja do të jetë me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor. 

Mbi deputetin socialist rëndojnë 3 akuza: “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “përfitime të paligjshme”. SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ahmetaj. 

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt! Këshilli i Mandateve

Çfarë ndodhi sot?

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll