Bota

Përmbytje masive në Japoni/ 2 viktima, humbin gjurmët 6 të tjerë, bllokohen disa zona

Një paralajmërim urgjent është lëshuar nga Departamenti Meteorologjik i Japonisë pasi shirat e dendur kanë goditur Kyushu, duke këshilluar kujdes për njerëzit që jetojnë pranë zonave kodrinore ose buzë lumenjve. 

10 Korrik 2023, 11:16 Nga a.l
Përmbytje masive në Japoni/ 2 viktima, humbin gjurmët 6 të
Përmbytjet në Japoni

JAPONI- Reshjet e pandërprera të shiut në disa zona të Japonisë kanë shkaktuar një sërë rrëshqitjesh dhe përmbytjesh, duke lënë dy persona të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.  Rrugët e përmbytura kanë ndërprerë trafikun, lëvizjen e trenave dhe furnizimin me ujë në shumë pjesë të zonave Kyushu dhe Chugoku.

Një paralajmërim urgjent është lëshuar nga Departamenti Meteorologjik i Japonisë pasi shirat e dendur kanë goditur Kyushu, duke këshilluar kujdes për njerëzit që jetojnë pranë zonave kodrinore ose buzë lumenjve. 

Agjencia japoneze e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive raportoi vdekjen e dy personave, ndërsa gjashtë të tjerë rezultuan të zhdukur, shkruajnë mediat e huaja. 

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë në zona të tjera të Japonisë. Sipas Kryesekretarit të Kabinetit Hirokazu Matsuno, një grup pune qeveritar është krijuar për të shpëtuar njerëzit në zonat e cenueshme. 

Shirat e dendur dhe përmbytjet po bëjnë kërdi në disa vende aziatike, duke përfshirë Indinë, Pakistanin dhe Kinën. Disa jetë njerëzish kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të shiut. 

permbytjet ne japoni

Sondazh

Poll