Bota

Itali/ Në Portofino, një rrugë në nder të Berlusconit

Bashkia e Portofino-s tani do t'i kërkojë Prefektit të Gjenovës, një përjashtim nga rregulli që parashikon se duhet të kalojnë të paktën dhjetë vjet pas vdekjes.

10 Korrik 2023, 08:36 Nga DOSJA
Itali/ Në Portofino, një rrugë në nder të Berlusconit
Silvio Berlusconi

ITALI- Një rrugë në Portofino merr emrin e Silvio Berlusconit. Ky vendim u zyrtarizua nga Këshilli Bashkiak, me një rezolutë. Mediat italiane shkruajnë se emërtimi do të bëhet më 29 shtator, në ditën që do të ishte ditëlindja e 87-të e liderit të Forza Italia.

Bashkia e Portofino-s tani do t'i kërkojë Prefektit të Gjenovës, një përjashtim nga rregulli që parashikon se duhet të kalojnë të paktën dhjetë vjet pas vdekjes, në mënyrë që të emërtohet një rrugë me emrin e personit të vdekur.

Nisma u mbështet edhe nga presidenti i Rajonit të Ligurisë, Giovanni Toti. "Një nga rrugët e para kushtuar Presidentit Silvio Berlusconi do të jetë në Portofino, fshati me të cilin Kalorësi ka qenë gjithmonë i lidhur dhe ku sot djali i tij Pier Silvio jeton me familjen e tij. Shëtitorja që shkon nga qendra Villa dell'Olivetta, rezidenca e parë e Presidentit në Portofino, do të mbajë emrin e tij. Pushimet e tij, restoranti i tij i preferuar, bisedat në shesh dhe në Kalanë e Paraggi: kujtimi i tij këtu, kështu, dukej gjëja e duhur për të bërë".

Emërtimi në ditëlindje

Rruga do të emërohet më 29 shtator, data e ditëlindjes së Silvio Berlusconit. “Do të jetë përgjithmonë shenja e lidhjes së veçantë mes Berlusconit dhe Ligurias".

Sondazh

Poll