Bota

Kosovë/ Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arber Xhaferi” në fshatin Bibaj, të Ferizajt. Një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

9 Korrik 2023, 20:48 Nga m.s
Kosovë/ Aksident i rëndë në autostradën
foto ilustruese

KOSOVË- Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur e tre të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, ku janë përfshirë një kamion me një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arber Xhaferi” në fshatin Bibaj, të Ferizajt. Një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. “Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, si pasojë e aksidentit dhe tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më te rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.

aksident ne kosove autostrada “arbër xhaferi

Sondazh

Poll