Bota

Itali/ Merr flakë autobusi me turistë, 11 persona transportohen me urgjencë në spital

Një autobus që udhëtonte në autostradën A12 Genoa-Rosignano, nga La Spezia në drejtim të kryeqytetit të Ligurisë, ka marrë flakë gjatë pasdites, brenda tunelit Monte Giugo. 

9 Korrik 2023, 21:46 Nga m.s
Itali/ Merr flakë autobusi me turistë, 11 persona transportohen me
autobusi i perfshire nga flaket

ITALI -Një autobus që udhëtonte në autostradën A12 Genoa-Rosignano, nga La Spezia në drejtim të kryeqytetit të Ligurisë, ka marrë flakë gjatë pasdites, brenda tunelit Monte Giugo. Bëhet fjalë për një autobus me turistë që ktheheshin nga një ditë e kaluar në breg të detit, në plazhet e Cinque Terre, i cili mori flakë për shkak të mbinxehjes. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin që ka krijuar një re të madhe të zezë tymi brenda tunelit.

Menjëherë u shpëtuan 11 persona, që kishin nevojë për trajtim spitalor dhe për këtë arsye u dërguan në spitalin e Genovas, shkruajnë mediat italiane. Mes tyre edhe shoferi i autobusit. Ata u transportuan të gjithë në spitalin San Martino në Genova.

Qarkullimi është ende i bllokuar në të dy drejtimet, me pasoja të mëdha në të gjithë rrjetin rrugor. Zjarri ka rënë rreth orës 17:40 në autostradë.

Për shoferët që duhet të shkojnë në Genova, dalja është e detyrueshme në Recco, ku është krijuar një radhë prej 7 kilometrash duke filluar nga Chiavari. Ata që ecin në drejtim të Livornos duhet të dalin në Nervi, ku është krijuar një radhë prej 2 kilometrash.

itali digjet autobusi

Sondazh

Poll