Bota

Ngjarje e rëndë në Kinë/ Sulm me thikë në kopshtin e fëmijëve, gjashtë të vdekur

Policia kineze nuk ka dhënë deri tani asnjë detaj për viktimat

10 Korrik 2023, 07:25 Nga A.B
Ngjarje e rëndë në Kinë/ Sulm me thikë në kopshtin
Policia

KINË-Gjashtë persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës. Policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar me mbiemrin Wu në qytetin Lianjiang.

Viktimat janë tre fëmijë, një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zëdhënëse të qeverisë së qytetit. Autori është arrestuar në orën 08:00 dhe policia e ka cilësuar këtë rast “sulm me dashje”.

Një pronar dyqani që punon pranë kopshtit i tha BBC-së se zona përreth është mbyllur. Sulmi ka ndezur një bisedë të gjerë nëpër platformat e mediave sociale kineze, me shumë përdorues që janë shprehur të tronditur nga ngjarja.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla. Në gusht të vitit të kaluar, një person me thikë sulmoi një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Jiangxi, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Në prill 2021, dy fëmijë vdiqën ndërsa 16 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi masiv me thikë në qytetin Beiliu, në rajonin autonom Guangxi Zhuang. Autoritetet kineze kanë rritur sigurinë rreth shkollave që nga viti 2010./Dosja.al

vrasje ne kine

Sondazh

Poll