Bota

Greqi/ Policia thyen xhamin e makinës dhe shpëton një foshnje, prindërit kishin dalë për shëtitje

Rasti në fjalë ka ndodhur në Chania, njësia rajonale e Kretës, Greqi

9 Korrik 2023, 22:09 Nga m.s
Greqi/ Policia thyen xhamin e makinës dhe shpëton një foshnje,
makina ku ndodhej foshnja

GREQI- Patrulla policore e Greqisë ka shpëtuar një foshnje, të cilën prindërit e kishin mbyllur brenda në makinë dhe vetë kishin dalë për shëtitje.

Rasti në fjalë ka ndodhur në Chania, njësia rajonale e Kretës, Greqi, raportojnë mediat greke. Gjithçka ka ndodhur pak para orës 20:30.

Brenda një makine të mbyllur ishte një foshnje që qante. Efektivët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë thyer xhamin e mjetit, dhe kanë arritur të nxjerrin foshnjën. Pak më vonë në vendngjarje kanë mbërritur edhe prindërit e tij, të cilët kishin dalë për shëtitje me fëmijën tjetër. Çifti nga Japonia po hetohet nga ana e policisë.

greqi foshnje

Sondazh

Poll