Bota

Zhvasnin sipërmarrës dhe shitës- 'Goditje' ndaj klanit Cesarano në Napoli, 18 arrestime

 Mes personave të ndaluar është edhe një familjar i bashkëpunëtorit të drejtësisë Raffaele Imperiale.

10 Korrik 2023, 07:36 Nga A.B
Zhvasnin sipërmarrës dhe shitës- 'Goditje' ndaj klanit
Policia

ITALI- Një aksion 'blic' ka ndodhur në orët e para të mëngjesit nga karabinierët e Castellammare di Stabia, të cilët morën një masë paraprake ndaj 18 personave që dyshohet se i përkisnin klanit Cesarano.

Ndër krimet e ndryshme të kontestuara, është edhe ai i zhvatjes së rënduar me metodën mafioze të kryer ndaj sipërmarrësve dhe shitësve në zonën e Stabisë. Mes personave të ndaluar është edhe një familjar i bashkëpunëtorit të drejtësisë Raffaele Imperiale.

Emrat e personave të arrestuar ende nuk janë bërë të ditur. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë aksion./Dosja.al

operacion ne itali itali

Sondazh

Poll