Bota

Konjufca: Jemi përpara betejës për orientimin e shtetit të Kosovës, duhet ta fitojmë (VIDEO)

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se ndodhen në një betejë shumë të rëndësishme për orientimin e shtetit të Kosovës, dhe se ajo duhet të fitohet. Këtë qëndrim ai e ka shprehur në emisionin "Prizma" në T7, duke theksuar se kjo betejë do të përcaktojë se “çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës”.

9 Korrik 2023, 19:42 Nga m.s
Konjufca: Jemi përpara betejës për orientimin e shtetit të
Glauk Konjufca 

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se ndodhen në një betejë shumë të rëndësishme për orientimin e shtetit të Kosovës, dhe se ajo duhet të fitohet. Këtë qëndrim ai e ka shprehur në emisionin "Prizma" në T7, duke theksuar se kjo betejë do të përcaktojë se “çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës”.

“Si mazhorancë kemi dalë aty me disa premtime para qytetarëve. Ndoshta shpejtësia e realizimit të atyre premtimeve, nuk është siç është pritur, mirëpo mendoj që tash jemi në një betejë shumë të rëndësishme, bash në këtë moment kur po flasim, e ajo betejë duhet të fitohet. Kjo betejë me të vërtetë ka shumë rëndësi për çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës. Kjo është betejë për karakterin e shtetit”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit përmendi korrupsionin, ku sipas tij, janë punë të cilët ai beson se qytetarët i shohin dhe i vlerësojnë.

“Janë disa parametra që po tregojnë që qytetarët të cilët e kanë besu këtë opsion politik përafërsisht në vitin 2021 janë, me pak ndryshime, aty-këtu, të njëjtit pothuajse”, tha Konjufca.

glauk konjufca

Sondazh

Poll