Bota

Sveçla: S’jam kundër popullit serb por kundër projekteve shoviniste dhe kriminelëve të Serbisë (VIDEO)

Sveçla e ka vënë theksin tek shteti ligjor, respektimin e institucioneve dhe luftën kundër “milicisë fashiste”.

9 Korrik 2023, 18:54 Nga m.s
Sveçla: S’jam kundër popullit serb por kundër projekteve
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Në një intervistë të dhënë për një media në gjuhën serbe, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk është kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë dhe kriminelëve. “Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj. Duhet ta ndalojmë. Ne kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, vëmendje për jetë normale, për të mbështetur kategori të tilla dhe për të luftuar kundër këtyre kategorive të tjera”, tha Sveçla.

Ai ka pohuar se është në kontakt me qytetarë serbë, OJQ dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, por këto takime nuk janë bërë publike. Gjatë intervistës Sveçla e ka vënë theksin tek shteti ligjor, respektimin e institucioneve dhe luftën kundër “milicisë fashiste”.

Ministrit Xhelal Sveçla i është kërkuar të shprehte qendrimin e tij rreth aktiviteteve të dikurshme të tij ku ushtronte dhunë ndaj mjeteve të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës me gaz lotësjellës, dhe protestuesve në veri.

“Ka një ndryshim të madh midis organizimit të qëllimshëm të rezistencës së dhunshme dhe rezistencës”, tha Sveçla.

Ai pretendon se ka shlyer borxhin ndaj gjykatës, ku para pak kohësh ka skaduar akt-akuza për huliganizëm dhe dhunë ndaj tij dhe anëtarëve të Vetëvendosjes. Sipas tij, ajo që ka funksionuar për të në të kaluarën janë besimet dhe shqetësimet e tij legjitime, të cilat nuk ishin të drejtuara kundër popullit.

xhelal sveçla kosove serbi

Sondazh

Poll