Art&Argëtim

ME VIDEO- Ledion Liço: Tek filmi i fundit, Robert Ndrenika ishte aktori më i dobët i kastit

Ledion Liço tha se kishte parë filmin e fundit të tij dhe kishte dalë në përfundimin se Ndrenika ishte aktori më i dobët i të gjithë kastit. 

8 Korrik 2023, 12:13 Nga k.m.
ME VIDEO- Ledion Liço: Tek filmi i fundit, Robert Ndrenika ishte aktori
Ledion Liço dhe Robert Ndrenika

TIRANË- Drejtori i Top Albania Radio, Ledion Liço, i cili njëkohësisht është edhe producenti i filmit "Në Kuadër të Dashurisë" ka bërë një vlerësim profesional lidhur me aktorin e njohur të filmave shqiptarë, Robert Ndrenika. I ftuar në episodin e fundit të emisionit "Ndryshe", Liço tha se kishte parë filmin e fundit të tij dhe kishte dalë në përfundimin se Ndrenika ishte aktori më i dobët i të gjithë kastit. 

Shiko videon në minutën 3.10

Ledion Liço: Një film që pashë më herët, Bolero në vitin e pleqve, me gjithë respektin për zotin Ndrenika më është dukur aktori më i dobët i filmit. Ti priresh që të kesh besim tek njerëzit që kanë eksperiencën, por varet sesi gjithë gjëja është vënë në funksionin tënd.

Salsano Rrapi: Ndrenika është aktor i dobët sepse regjisori nuk i kishte lënë rolin e duhur apo nuk ishin fjalët e duhura që thoshte Berti, sepse interpretimin s'mund tja...

Ledion Liço: Mendoj që është pak nga të gjitha.

ledion lico robert ndrenika

Sondazh

Poll