Art&Argëtim

JO, nuk është Stokholmi, zgjidhet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2024

Vitin që vjen kompeticioni ndërkombëtar i muzikës do të organizohet në Malmo të Suedisë. 

7 Korrik 2023, 16:21 Nga a.l
JO, nuk është Stokholmi, zgjidhet qyteti ku do të mbahet
Loreen

Të gjithë prisnin që edicioni i 68-të i Eurovision të organizohej në Stokholm, por jo! Vitin që vjen kompeticioni ndërkombëtar i muzikës do të organizohet në Malmo të Suedisë. 

Organizatorët shprehen se qyteti bregdetar në jug të vendit është zgjedhur pas dialogut me disa qytete.  Arena e Malmos do të presë në skenë gjysmëfinalet në datat 7 dhe 9 Maj 2024 si dhe finalen më 11 Maj. 

Loreen, artistja suedeze i dha për herë të dytë fitoren vendit të saj me këngën “Tattoo”, ndërsa në vitin 2012 konkurroi me “Euphoria”. Malmo, qyteti i tretë më i madh në Suedi do të mirëpresë kompeticionin për herë të tretë ndërsa më parë e kanë bërë vetëm Stokholmi dhe Kopenhaga. 

loreen

Sondazh

Poll