Art&Argëtim

U godit nga truproja! Reagon bashkëshorti i Britney Spears: Mbrojta e gruas sime është e padiskutueshme, nuk e imagjinoj dot...

Aktori shpreson që roja i sigurisë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë.

8 Korrik 2023, 10:05 Nga f.i
U godit nga truproja! Reagon bashkëshorti i Britney Spears: Mbrojta e gruas
Britney Spears dhe Sam Asghari

SHBA- Këngëtarja Britney Spears u përball së fundmi me një incident në një restorant në Las Vegas, teksa është goditur në fytyrë nga roja e sigurisë që mbronte basketbollistin e njohur francezn Victor Webanyama.

Ndërsa Speras ka ngritur padi ndaj truprojës, një reagim ka ardhur dhe nga bashkëshorti i Britneyt, Sam Asghari, i cili i drejtohet truprojës së basketbollistit në deklaratën e tij. Aktori shpreson që roja i sigurisë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë.

“Unë jam kundër dhunës në çdo formë, veçanërisht pa justifikim në mbrojtjen e vetes apo të dikujt tjetër që nuk është në gjendje të mbrohet. Vetëmbrojtja mund të jetë e pashmangshme, por mbrojtja e çdo gruaje, veçanërisht gruas sime, nuk është e diskutueshme. Shpresoj që burri në fjalë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë. Nuk mund ta imagjinoj një skenar ku një fanse grua e paarmatosur që tregon ndonjë lloj emocioni apo vlerësimi për një personazh të famshëm do ta bënte atë të sulmohej fizikisht, aq më pak të goditej në fytyrë”- shprehet ai.

britney spears sam asghari

Sondazh

Poll