Art&Argëtim

Roja e sigurisë e rrëzoi në tokë vetëm me një shpullë, Britney Spears i ngre padi

Këngëtarja tha se syzet i ishin rrëzuar nga fytyra në incident, të cilin ajo e përshkroi si "të turpshëm" dhe falënderoi departamentin e policisë në Las Vegas për ndihmën e tyre.

7 Korrik 2023, 07:51 Nga f.i
Roja e sigurisë e rrëzoi në tokë vetëm me një
 Britney Spears

SHBA- Këngëtarja Britney Spears ka ngritur një padi për rojen e sigurisë, pas një incidenti në Las Vegas. The guardian raporton se Spears u rrëzua në tokë nga një anëtar i ekipit të sigurisë së yllit të "NBA" Victor Wembanyama, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me shpullë.

Këngëtarja iu afrua për të bërë foto me yllin e NBA, por si duket është përballur me rojen e sigurisë.Këngëtarja tha se syzet i ishin rrëzuar nga fytyra në incident, të cilin ajo e përshkroi si "të turpshëm" dhe falënderoi departamentin e policisë në Las Vegas për ndihmën e tyre.

Ndërkohë mësohet se roja i sigurisë i ka kërkuar falje Spears.

britney spears

Sondazh

Poll