Bota

Erdogan: Ukraina e meriton të anëtarësohet në NATO

Erdogan tha se shpresonte se marrëveshja që lejon eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi do të zgjerohej.

8 Korrik 2023, 08:05 Nga f.i

Erdogan: Ukraina e meriton të anëtarësohet në NATO

TURQI- Presidenti turk Tajip Erdogan pas takimit me homologun e tij ukrainas në Stamboll, ka deklaruar se Ukraina e meriton te bashkohet me NATO-n.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që Rusia dhe Ukraina duhet të kthehen në bisedimet e paqes dhe se Turqia mbështet rindërtimin e Ukrainës dhe do të vazhdojmë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës përmes negociatave. Erdogan tha se shpresonte se marrëveshja që lejon eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi do të zgjerohej.

Ndërkohë gjatë muajit gusht pritet që presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë Turqinë, ka njoftuar Erdogan.

Pas bisedimeve të Zelenskyt me Erdogan është vendosur që të zhvillohen takime me delegacionet e tyre për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillimet më të fundit në luftën Rusi-Ukrainë, marrëveshjen e saj kryesore për Detin e Zi e cila duhet të skadojë më 17 korrik dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Detit të Zi.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll