Politike

Darka Rama-Vuçiç në Beograd! Të pranishëm Alex Soros dhe Christopher Hill (FOTOT)

Sipas gazetarëve në darkën e tyre ishin të pranishëm ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Nga po të njëjtat burime zbulohet se iu është bashkuar edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros.

8 Korrik 2023, 07:24 Nga f.i
Darka Rama-Vuçiç në Beograd! Të pranishëm Alex
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Kryeministri shqiptar Edi Rama në Serbi është pritur në një darkë pune nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pas konferencës për shtyp mësohet se Rama dhe Vuçiç nuk ishin vetëm në darkë. 

Sipas gazetarëve në darkën e tyre ishin të pranishëm ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Nga po të njëjtat burime zbulohet se iu është bashkuar edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros. Nuk është e qartë se çfarë është diskutuar mes tyre.

Vizitat e Ramës në rajon përkojnë me një periudhë tensionesh Kosovë – Serbi që u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill.

 

turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll