Bota

'Bota ka nevojë për stabilitet'/ MESAZHI i kryeministrit kinez: Fati dhe e ardhmja e njerëzimit varet nga raporti i SHBA me Kinën

Li gjithashtu shprehu shpresën se pala amerikane do t'i përmbahet një pozicioni racional, pragmatik, do të takohet me Kinën në gjysmë të rrugës dhe, në të ardhmen e afërt, marrëdhëniet Kinë-SHBA do të kthehen në kursin e duhur.

7 Korrik 2023, 19:02 Nga a.l
'Bota ka nevojë për stabilitet'/ MESAZHI i kryeministrit
Li Qiang

KINË- Kryeministri kinez Li Qiang në një takim me Sekretaren e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen u shpreh se bota ka nevojë për marrëdhënie të qëndrueshme Kinë-SHBA, sepse fati dhe e ardhmja e njerëzimit varen prej tyre. 

"Bota ka nevojë për stabilitet të përgjithshëm në marrëdhëniet Kinë-SHBA; e ardhmja dhe fati i njerëzimit varet nëse Kina dhe SHBA mund të arrijnë marrëveshjen e duhur," theksoi kryeministri kinez në komentet e cituara nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Li gjithashtu shprehu shpresën se pala amerikane do t'i përmbahet një pozicioni racional, pragmatik, do të takohet me Kinën në gjysmë të rrugës dhe, në të ardhmen e afërt, marrëdhëniet Kinë-SHBA do të kthehen në kursin e duhur.

Yellen mbërriti në Pekin më 6 korrik për një vizitë të planifikuar të zgjasë deri më 9 korrik. Shefi i thesarit të SHBA-së është planifikuar të takohet me zyrtarë të rangut të lartë kinez, shkruan TASS. Edhe pse nuk është planifikuar asnjë takim mes Yellen dhe presidentit kinez Xi Jinping, ajo do të zhvillojë bisedime me He Lifeng, zëvendëskryeministrin kinez për çështjet ekonomike.

li qiang

Sondazh

Poll