Bota

'Thumbs up'/ Çfarë fshihet pas ikonës 'gishti i madh lart'? Gjykata kanadeze: Mund të jetë po aq i vlefshëm sa firma e një kontrate

Një gjykatës kanadez ka vendosur së fundmi se simbol elektronik ‘emoji’ “me gishtin e madh lart” mund të jetë po aq i vlefshëm sa firma në një kontratëbiznesi, duke shtuar se njerëzit duhet të përshtaten me mënyrat e reja të komunikimit.

7 Korrik 2023, 17:33 Nga a.l
'Thumbs up'/ Çfarë fshihet pas ikonës 'gishti i
Thumbs Up

KANADA- Të gjithë e përdorim në rrjete sociale në formën e shpejtë të aprovimit të një bisede që shkëmbejmë me njeri-tjetrin. Por 'rëndësia' e ikonës elektronike 'gishti i madh lart' në Kanada është shumë më shumë se kaq. Një gjykatës kanadez ka vendosur së fundmi se simbol elektronik ‘emoji’ “me gishtin e madh lart” mund të jetë po aq i vlefshëm sa firma në një kontratëbiznesi, duke shtuar se njerëzit duhet të përshtaten me mënyrat e reja të komunikimit.

Me këtë rast ai urdhëroi një fermer të paguajë  $82,000 dollarë kanadezë ($61,442) për një kontratë të pashlyer. Padia në provincën e Saskatcheëan thoshte se një blerës drithi nga perëndimi kishte dërguar një mesazh kolektiv klientëve të tij në mars 2021, duke deklaruar se kompania donte të blinte 86 ton elb, me çmimin C$17 ($12.73) per 30 litra. 

Blerësi Kent Mickleborough, kishte folur me fermerin Chris Achter dhe i dërgoi një kopje të kontratës duke e pyetur, “të lutem konfirmo kontratën e drithit”.

Achter, ishte përgjigjur me ikonën e një gishti të madh të ngritur lart, por ai nuk solli mallin në kohën e duhur dhe më vonë çmimet kishin rënë, duke sjelle dhe prishjen mes paleve. Më vonë Mickleborough dhe Achter kontestonin kuptimin e simbolit, të njohur në gjuhën kompjuterike si ‘emoji’.

Gjykatësi Timothy Keene, i cili u detyrua të përdorte fjalorin për kuptimin e simbolit, pranoi se megjithëse nuk ishte një formë  tradicionale kontrate, në rrethanat aktuale ishte një mënyrë e vlefshme nënshkrimi.

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian. 

kanada

Sondazh

Poll