Bota

Milatoviç: Do e ftoj Vuçiçin të vizitojë Malin e Zi! Temat që do të diskutohen

Rëndësia e vizitës do të jetë rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në nivel të ambasadorëve, pasi as Serbia nuk ka ambasador në Podgoricë dhe as Mali i Zi ambasador në Beograd.

7 Korrik 2023, 11:35 Nga f.i
Milatoviç: Do e ftoj Vuçiçin të vizitojë Malin e
Jakov Milatoviç dhe Aleksandër Vuçiç

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka theksuar se fokusi i vizitës së tij në Beograd më 9 dhe 10 korrik do të jetë normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë si partner i rëndësishëm ekonomik.

Milatoviç tha se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se do ta ftojë të vijë në Mal të Zi, duke qenë i bindur se nuk do e refuzojë ftesën, shkruajnë mediat vendase.

Sipas tij, rëndësia e vizitës do të jetë rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në nivel të ambasadorëve, pasi as Serbia nuk ka ambasador në Podgoricë dhe as Mali i Zi ambasador në Beograd.

“Theksi do të jetë edhe në tema të tjera, bashkëpunimi ekonomik, projektet e përbashkëta infrastrukturore, rruga e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por parakusht është tema e ambasadorit”, shtoi presidenti malazez.

 

mali i zi dhe serbia

Sondazh

Poll