Bota

ChatGPT po ndryshon arsimin! Fundi i klasave, mësuesit do 'zhduken'

'Tutorët" e personalizuar të stilit ChatGPT do të mundësojnë shkollimin global përmes smartphone.

7 Korrik 2023, 09:04 Nga A.B
ChatGPT po ndryshon arsimin! Fundi i klasave, mësuesit do
Foto ilustruese

SHBA- Kërkimet në fushën e teknologjisë për shkak të përhapjes së shpejtë të inteligjencës artificiale (në sajë edhe të ChatGPT), do të sjellin ndryshime rrënjësore në jetën e përditshme të njeriut. Një nga fushat tashmë të prekura nga përdorimi i inteligjencës artificiale është ajo e arsimit, me shkencëtarët që vlerësojnë se ChatGPT mund të zëvendësojë edhe... shkollën.

Një nga ekspertët kryesorë në botë në inteligjencën artificiale, profesor Stuart Russell, shpjegon për Guardian se si studentët e rinj mund të mësohen nga ChatGPT. Shkencëtari britanik i kompjuterave me bazë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, tha se "tutorët" e personalizuar të stilit ChatGPT do të mundësonin shkollimin global përmes smartphone.

'Teknologjia mund të "mësojë" pjesën më të madhe të materialit deri në fund të shkollës së mesme'- tha profesori.

“Duhet të jetë e mundur brenda pak vitesh, ndoshta deri në fund të kësaj dekade, të ofrohet një cilësi mjaft e lartë e arsimit për çdo fëmijë në botë”, tha Stuart Russell duke folur në OKB.

Russell citoi gjithashtu prova nga studimet që tregojnë se mësimi i personalizuar përmes teknologjisë mund të jetë dy deri në tre herë më efektiv se mësimet tradicionale në klasë , duke i bërë fëmijët më të interesuar për të mësuar.

"Në Oksford dhe Kembrixh ata nuk përdorin më klasën tradicionale ... ata përdorin mësimdhënie të individualizuar ndoshta sepse është më efektive," tha ai.

Në fakt, OpenAI, kompania që krijoi ChatGPT, njoftoi një partneritet në mars me një jofitimprurëse arsimore, Akademia Khan, për të "pilotuar" një mësues virtual të mundësuar nga ChatGPT-4./Dosja.al

chat gpt

Sondazh

Poll