Bota

Ambasadori rus në Serbi: Pajtohemi me Vuçiç për situatën e “padurueshme” në Kosovë

7 Korrik 2023, 10:47 Nga f.i
Ambasadori rus në Serbi: Pajtohemi me Vuçiç për
Aleksandërr Botsan-Kharchenko

SERBI- Ambasadori rus në Serbi Aleksandër Botsan-Kharchenko pretendon se Rusia pajtohet plotësisht me vlerësimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për situatën e tensionuar në Kosovë.

Sipas tij ekzistojnë të gjitha arsyet për të diskutuar situatën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me qëllim të përfundimit të persekutimit të serbëve”.

“Ndajmë plotësisht vlerësimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me situatën e pa tolerueshme në Kosovë dhe Metohi. Ekzistojnë të gjitha arsyet për të shqyrtuar situatën në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me qëllim të deeskalimit real duke i dhënë fund persekutimit të serbëve”, ka shkruar Botsan-Kharchenko në Twitter.

Kujtojmë se një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar dje se javën e ardhshme do të kërkojë takim urgjent me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjithashtu Serbia do të kërkojë, për herë të parë mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “duke pasur parasysh se jetët e serbëve janë në rrezik”.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll