Bota

Rumani/ Fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për avionët F-16

Së bashku me aleatët e tjerë dhe kompaninë që projekton këtë avion luftarak, në Rumani do të krijohet një qendër rajonale për trajnimin e pilotëve.

7 Korrik 2023, 10:06 Nga f.i.
Rumani/ Fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për avionët  F-16
avion F-16

UKRAINË- Rumania njoftoi ditën e djeshme trajnimin e pilotëve, përfshirë ukrainas, në përdorimin e avionëve luftarakë F-16. Mediat e huaja raportojnë se stërvitja do të bëhet me kontributin e aleatëve, dhe ndërsa Kievi insiston në dhënien me koncesion të avionit për të përballuar pushtimin rus.

Së bashku me aleatët e tjerë dhe kompaninë që projekton këtë avion luftarak, në Rumani do të krijohet një qendër rajonale për trajnimin e pilotëve.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, tha në fund të majit se Polonia tashmë ka filluar trajnimin e tyre dhe se disa vende janë të gatshme të furnizojnë forcat ajrore ukrainase me avionë të tillë.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll