Bota

SHBA pritet të shpallë paketën e re të ndihmës prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

SHBA-ja pritet të dërgojë municione thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në 120 vende dhe besohet se ato do të jenë pjesë e paketës.

7 Korrik 2023, 09:46 Nga f.i
SHBA pritet të shpallë paketën e re të ndihmës prej 800
Joe Biden

UKRAINË- Joe Biden pritet të shpallë një paketë të re ndihme dhe armësh me vlerë deri në 800 milion dollarë për Ukrainën më vonë gjatë ditës së sotme, raporton CNN. 

Gjithashtu SHBA-ja pritet të dërgojë municione thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në 120 vende dhe besohet se ato do të jenë pjesë e paketës. 

Municionet thërrmuese, të quajtura edhe bomba thërrmuese, janë bomba që mbajnë dhjetëra deri në qindra bomba më të vogla, të njohura gjithashtu si nënmunicione. Bombat mund të hidhen nga avionët, të lëshohen nga raketa ose të gjuhen nga artileri, armë detare ose raketahedhës. 

Një ligj i vitit 2009 ndalon eksportet e municioneve thërrmuese, megjithatë Biden mund të heqë dorë nga një ligj i tillë siç bëri Donald Trump në janar 2021 për Korenë e Jugut.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll