Bota

Zelenskyy viziton sot Turqinë, diskutime mbi marrëveshjen e grurit të Detit të Zi

Marrëveshje të cilën Rusia nuk e sheh të arsyeshme ta zgjasi përtej 17 korrikut, kur ajo skadon.

7 Korrik 2023, 10:28 Nga f.i
Zelenskyy viziton sot Turqinë, diskutime mbi marrëveshjen e grurit
Volodymyr Zelenskyy dhe Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të takohet sot në Stamboll me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, një ditë para 500 vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës dhe vetëm 24 orë përpara një samiti vendimtar të NATO-s, shkruan CNN.

Në takimin me Erdogan në qendër të diskutimeve do të jetë marrëveshja e grurit të Detit të Zi. Marrëveshje të cilën Rusia nuk e sheh të arsyeshme ta zgjasi përtej 17 korrikut, kur ajo skadon.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll