Bota

"Beteja" ka filluar! Hapi platformën e re Threads, Twitter kërcënon të padisë Marc Zuckerberg

Avokati i Twitter, Alex Spiro kërkon që Facebook të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e çdo sekreti tregtar në Twitter apo informacione të tjera tepër konfidenciale.

7 Korrik 2023, 08:04 Nga f.i
"Beteja" ka filluar! Hapi platformën e re Threads, Twitter
Marc Zuckerberg dhe Elon Musk

SHBA- "Twitter" ka kërcënuar se do të padisë pronarin e Facebook, Marc Zuckerberg për platformën e tij të re Threads, shkruajnë mediat e huaja.

Mësohet se kompania e Twitter i ka shkruar Mark Zuckerberg, për t'i thënë se "ka ndërmend të zbatojë rreptësisht të drejtat e saj të pronësisë intelektuale. Avokati i Twitter, Alex Spiro kërkon që Facebook të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e çdo sekreti tregtar në Twitter apo informacione të tjera tepër konfidenciale.

Ndërkohë, Elon Musk në një reagim të tij me anë të një postimi në platformën e tij shkruan: Konkurrenca është e mirë, mashtrimi nuk është.

twitter mark zuckerberg

Sondazh

Poll