Bota

Sulmi me raketa ruse në Lviv! Numri i të vdekurve shkon në 10, autoritetet përfundojnë përpjekjet e kërkimit

Zyrtarët në qytetin perëndimor të Ukrainës thanë se përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar.

7 Korrik 2023, 08:42 Nga f.i
Sulmi me raketa ruse në Lviv! Numri i të vdekurve shkon në 10,
pamje nga ngjarja

UKRAINË- Numri i të vdekurve është rritur në 10 pas një sulmi me raketa ruse në Lviv, raporton CNN. Ndërkohë zyrtarët në qytetin perëndimor të Ukrainës thanë se përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar.

"Operacioni I shpëtimit dhe kërkimit ka përfunduar," -tha kryebashkiaku i Lviv Andrii Sadovyi në Telegram.

Autoritetet ukrainase njoftuan më herët se të paktën 42 persona u plagosën në sulm.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll