Bota

Përplasja mes dy autobusëve në New York, 18 të plagosur, dëshmitari: Sikur isha në film, pashë gjak

Dyshohet se edhe 63 persona të tjerë kanë pësuar lëndime si prerje, mavijosje, gërvishtje, fraktura dhe lëndime në kokë dhe qafë.

7 Korrik 2023, 07:45 Nga A.B
Përplasja mes dy autobusëve në New York, 18 të plagosur,
Autobus

SHBA- Dy autobusa u përfshinë në një aksident në qendër të Manhattan mbrëmjen e kaluar, duke plagosur 18 persona. Aksidenti ndodhi pas orës 19:00, e në momentin e ngjarjes, dy mjetet ishin me njerëz të shumtë.

Në një konferencë për shtyp, zyrtarët e zjarrfikësve thanë se ishte shumë herët për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi përplasjen. Dyshohet se edhe 63 persona të tjerë kanë pësuar lëndime si prerje, mavijosje, gërvishtje, fraktura dhe lëndime në kokë dhe qafë.

Autobusi TopView kishte dy kuvertë, të cilat ndërlikuan përpjekjet e shpëtimit, tha zëvendës shefi i FDNY, Paul Hopper. Pasagjeri Ishrak Jahan e përshkroi përplasjen për CBS News.

Dëgjova zonjën pranë meje duke bërtitur, kështu që ngrita sytë dhe pashë këtë autobus që po lëvizte drejt nesh”, tha ai.

"Thjesht pashë xhami kudo për një sekondë. Unë, e dini, sinqerisht ishte sikur të isha në një film ... pashë gjak'.

/Dosja.al

aksident ne new york

Sondazh

Poll