Bota

TRONDITËSE në Meksikë: 32-vjeçari vrau gruan e tij, ia hëngri trurin dhe ia ktheu kafkën në tavëll: Më urdhëroi djalli

Alvaro, emri i vrasësit , i cili u arrestua më 2 korrik, dyshohet se ishte nën ndikimin e drogës kur vrau nënën e pesë fëmijëve më 29 qershor.

7 Korrik 2023, 07:39 Nga A.B
TRONDITËSE në Meksikë: 32-vjeçari vrau gruan e tij, ia
Viktima dhe autori

MEKSIKË- Meksika është tronditur nga detajet e vrasjes brutale të një gruaje nga bashkëshorti i saj 32-vjeçar, i cili pasi e vrau, më pas ia hëngri trurin dhe i dogji kafkën.

Alvaro, emri i vrasësit , i cili u arrestua më 2 korrik, dyshohet se ishte nën ndikimin e drogës kur vrau nënën e pesë fëmijëve më 29 qershor. Gjatë marrjes në pyetje në polici, 32-vjeçari pretendoi se urdhri për krimin e tij ishte dhënë nga “djalli” dhe “Santa Muerte”.

Ka qenë vetë ai që ka bërë të ditur krimin e tij brutal me një telefonatë me njërën nga bijat e tij.

“Ai ka marrë njërën nga vajzat dhe i ka thënë të shkojë të marrë nënën e tij se ‘e kam vrarë dhe e kam futur në çanta’”, tha nëna e viktimës. Sipas saj, 32-vjeçarja ka copëtuar trupin e vajzës së saj me një hanxhar, një çekiç: "E mora duke qarë dhe e pyeta pse e bëri këtë me të. Fëmija im nuk ishte njeri i keq."

Sulmuesi dyshohet se i tha nënës 32-vjeçare se vajza e saj "e bëri" të vuaj".

Familja e gruas ankohet se 32-vjeçari ka dhunuar pesë fëmijët e moshës 12 deri në 23 vjeç dhe i ka abuzuar seksualisht, ka konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe ka qenë i varur nga droga./Dosja.al

krim ne meksike meksike

Sondazh

Poll