Bota

Situata në Veri, Clinton për "Financial Times": Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit, vendet janë në ngërç

Bill Clinton, i cili ishte president i SHBA-së kur një fushatë bombarduese e NATO-s në Beograd i dha fund luftës, tha se serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon.

6 Korrik 2023, 20:20 Nga m.s
Situata në Veri, Clinton për "Financial Times":
Bill Clinton

SHBA- Gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka dedikuar një artikull situatës së tensionuar në Veri të Kosovës, dhe konstaton se “serbët e linjës radikale janë rikthyer”. Ish-Presidenti Bill Clinton i ka thënë “Financial Times” se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon”.

Bill Clinton, i cili ishte president i SHBA-së kur një fushatë bombarduese e NATO-s në Beograd i dha fund luftës, tha se serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon. 

shtë keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje", tha Clinton për FT.

"Dhe është duke i mbajtur vendet jo vetëm në një ngërç, por duke i ftuar të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese".

Nacionalistët serbë po rikthehen në Veri të Kosovës, mes pakënaqësive në rritje me liderët në Prishtinë dhe Beograd, që mund të prishin bisedimet diplomatike dhe rrisin rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Tensionet u ndezën pas zgjedhjeve të diskutueshme në prill, kur shqiptarët etnikë fituan postet e kryebashkiakut në pjesën me shumicë serbe të Kosovës. Dhuna është pakësuar, por pakënaqësia ka vazhduar të rritet, dhe një marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet mes fqinjëve në konflikt po rezulton ende larg.

 

bill clinton

Sondazh

Poll