Politike

“Është si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet”, Rama: Kurti s’më përgjigjet as në “Whatsapp”

Rama tha se i ka shkruar vazhdimisht, por kryeministri i Kosovës ia kthen përgjigjet rrallë, ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

6 Korrik 2023, 21:59 Nga m.s
“Është si t’i shkruash televizorit dhe ai të
Albin Kurti dhe Edi Rama

KOSOVË- Si rrallë herë, kryeministri Rama ka zbuluar sot për opinionin publik se Albin Kurti e ka shmangur, e madje nuk i kthen përgjigje as në “Whatsapp”. Rama tha se i ka shkruar vazhdimisht, por kryeministri i Kosovës ia kthen përgjigjet rrallë, ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

Pjesë nga intervista

Rama: Nuk kam ardhur këtu të bëj debat me Albinin, se me Albinin debatet i bëj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon, por nuk flet.

Gazetari: Nuk ju përgjigjet?

Rama: Rrallë, nuk ka rëndësi, është çështje komunikimi. Ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

Gazetari: Dallojnë ato që flisni publikisht dhe ato private.

Rama: Jo është njëlloj si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet.

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll