Politike

Bardhi “përplaset” me Felajn: Në Kuvend doni të tregoni sa pushtet keni, por kjo s’na intereson

Bardhi tha se kur Felaj drejton seancën plenare, krijohen tensione të panevojshme.

6 Korrik 2023, 20:53 Nga m.s
Bardhi “përplaset” me Felajn: Në Kuvend doni të
Gazment Bardhi ne Kuvend

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka debatuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn. Ai tha se kur ajo drejton seancën plenare, krijohen tensione të panevojshme.

Një situatë e tillë, sipas tij, nuk ndodh kur seanca drejtohet nga kryetarja. Gazment Bardhi tha se Felaj me këto akte kërkon të dëshmojë sesa pushtet dhe forcë ka mazhoranca, por shtoi se kjo gjë nuk i intereson deputetëve të opozitës.

“Është e vërtetë është që procedura parlamentare është siç e thoni, por është e vërtetë që edhe deputetët ishin të pranishëm. Nuk është shkelje e rregullores që dy kolegët bëjnë prezantimin e pyetjeve. Sa herë që ju drejtoni seancën, ndodhin këto skena. Nuk ndodhin kur e drejton kryetarja. Sa herë drejtoni seancën, krijoni tension të panevojshëm. Kujt i shërben kjo? Kjo i shërben vetëm për të na treguar sa pushtet dhe forcë keni ju, por kjo nuk ka intereson”, është shprehur Bardhi.

gazment bardhi ermonela felaj

Sondazh

Poll