Politike

'Kur humbet besimi, do shumë kohë për ta rikuperuar'/ Rama: Kurti po u imponon aleatëve vetëizolimin

Rama tha se bashkësia ndërkombëtare nuk po humbet besimin vetëm te Kurti, por edhe te shteti e qeveria e Kosovës, gjë që sipas tij është shumë e vështirë për t’u rikuperuar.

6 Korrik 2023, 21:47 Nga A.B
'Kur humbet besimi, do shumë kohë për ta rikuperuar'/
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Klan Kosova tha se vetëizolimi që po bën Albin Kurti dëmton rëndë raportin e Kosovës me bashkësinë euro-atlantike.

“Me kryeministrin e Kosovës sot kam një divergjencë të madhe për shkak të këtij vetëizolimi të çuditshëm, që po ua imponon aleatëve, ata po detyrohen të bëjnë gjëra që as nuk i kanë menduar ndonjëherë, janë lënduese në aspektin e drejtëpëdrejtë, por një gjë po nënvlerësohet shumë nga ata që po e ndjekin këtë gjë, se ka dhe nga ata që e shohin sikur ka dalë një David i vogël në Prishtinë kundër të gjithëve.”

Rama tha se bashkësia ndërkombëtare nuk po humbet besimin vetëm te Kurti, por edhe te shteti e qeveria e Kosovës, gjë që sipas tij është shumë e vështirë për t’u rikuperuar.

“Humbja e besimit, momenti ata të cilët janë kontribuesit kryesorë thonë që me këta njerëz s’mund të punohet. S’ka të bëjë me një kryeministër, kur humbet besimin ndaj një vendi, do shumë kohë për ta rikuperuar. Janë shprehje të një frustrimi të madh, se ça po i kërkojnë Kosovës?! Nuk po i kërkojnë të mos respektojë ligjin, por në rast se njerëzit dalin e protestojnë kundër një qeverie dhe i thonë ik, në politikë ka dorëheqje për t’i hapur rrugë diçkaje që ka të bëjë me legjitimitetin, unë kam qenë 100% me qëndrimin e autoriteteve këtu kur gjithë bashkësia ndërkombëtare thoshte mos fut kandidat për zgjedhjet në veri sepse isha i bindur se ishte gjëja e duhur.

Kur të krijohet situata që ata mund të rifuten në zgjedhje, tërhiqesh ti. Këtë lloj ulje dramatike të reputacionit, të besimit në sytë e gjithë bashkësisë euro-atlantike Kosova po ia bën vetes në mënyrë marramendëse përmes vetë-izolimit, nuk po ia bën Serbia. Është krijuar ideja se këtu po mbrohet Kosova, kush do ja marrë veriun?! Kur këta që kanë sjellë ushtarët këtu thonë a ka mundësi mos të merreni me këtë punë, patjetër që ata që goditën ushtarët do dënohen, por jo në këtë moment. Duhet deeskalimi!”

edi rama

Sondazh

Poll