Politike

'Pyesni Albinin'/ Nuk u takuan, Rama: Unë jam përpjekur të komunikoj me të, por ka qenë e vështirë

Rama pranoi se ka qenë shumë e vështirë kontakti me Kurtin, por shtoi se nuk do e gjykojë.

6 Korrik 2023, 20:57 Nga A.B
'Pyesni Albinin'/ Nuk u takuan, Rama: Unë jam përpjekur
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka tentuar që të komunikojë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por pa rezultat. Gjatë intervistës në 'Rubikon' në 'Klan Kosova', Rama u shpreh se për arsyen e refuzimit të takimit, duhet pyetur vetë Kurti.

Më tej, ai shtoi se ka qenë shumë e vështirë kontakti me Kurtin, por shtoi se nuk do gjykojë njeri. 

“Për këtë duhet të pyesni Albinin, s'kam ardhur me mision të interpretojë qëndrimin e Albinit, gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Kemi komunikim ose më saktë jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Ka dhe një keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes ka ardhur si pararendje e masave të BE, në fakt e kundërta. Kam dashur takim që ti përcjell disa shqetësime dhe kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës. E kam kërkuar nga Borrell duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave në një përpjekje për të kuptuar situatën dhe palët. S’ka qenë e mundur për ta bërë takimin se Albini ka qenë shumë i zënë, punë të tjera që nuk ka qenë i disponueshëm. Ja kam thënë që ne nuk mundet dot të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhje sikur çdo gjë shkon për mrekulli”.

edi rama

Sondazh

Poll