Politike

Rama: As në rininë time si kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente me kërkesa sa Albin Kurtit

Rama tha se as në rininë e tij nuk i ka shkuar mbrapa ndonjë vajze indiferente me kërkesa, sikundër kërkesat që ia ka bërë Kurtit për takimin e sotëm, dhe takimin pas anulimit të mbledhjes së dy Qeverive.

6 Korrik 2023, 21:41 Nga m.s
Rama: As në rininë time si kam shkuar mbrapa një Xhuliete
Edi Rama

KOSOVË- Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, është pyetur nëse e gjithë kjo që po ndodh me Albin Kurtin, po bëhet si një lloj diplomacie publike se kush po e vendos tjetrin në pozitë të keqe. Ai tha se s'ka për qëllim diçka të tillë. Me tone ironike, Rama shtoi më tej se as në rininë e tij nuk i ka shkuar mbrapa ndonjë vajze indiferente me kërkesa, sikundër kërkesat që ia ka bërë Kurtit për takimin e sotëm, dhe takimin pas anulimit të mbledhjes së dy Qeverive.

 “Absolutisht jo. As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente me aq shumë kërkesa, sa përsonalisht i kam bërë Albinit për këtë takim, dhe për takimin e mëparshëm që ishte shumë i rëndësishëm, që unë doja të jepja në atë moment. Por për këtë takim, që është pjesë e një procesi ku Kosova është aty”, ka thënë Edi Rama. Ai ka deklaruar se nuk e kupton arsyetimin “më ka ngelur hatri”.

 

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll