Politike

'S'ka asgjë personale mes nesh'/ Rama: Kurti njeri atraktiv, me kryeministrin e Kosovës kam divergjencë

Rama deklaroi se Kurti po vetëizolohet.

6 Korrik 2023, 21:13 Nga A.B
'S'ka asgjë personale mes nesh'/ Rama: Kurti njeri atraktiv,
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin s'ka asgjë personale. Në një intervistë për 'Klan Kosovën', Rama tha se me Kurtin si person kalon mirë, bën biseda të këndshme, mirëpo me Kurtin si kryeministër ka përplasje. 

'Po mirë të ka ngel hatri, si do ja bëjmë, do ta lemë Kosovën pa asnjë zë në raportin që do bëjmë? I jam drejtuar, i kam thënë të lutem duhet ta bëjmë, nuk ka ardhur. 

Djal simpatik të them dhe ty, aq më mirë se ke 20 vjet në politikë dhe nuk shihen me sy. Le tani se nuk kam ardhur të bëj vlerësime mashkullore. 

Këtu interpretohet sikur ka dicka personale mes meje dhe atij. Me atë unë s'kam asnjë problem, e konsideroj njeri atraktiv, njeri që mund të bëj biseda pafund. Ai është shumë marksist, unë jam dicka tjetër, mund të mos biem dakord për shumë gjëra por na shkon biseda. 

Me kryeministrin e Kosovës kam një divergjencë shumë të madhe, për një vetëizolim të çuditshëm që po ua imponon aleatëve. Po i detyron të bëjnë gjëra që nuk kanë imagjinuar ndonjëherë. 

Dëmi më i madh në këtë proces është humbja e besimit. Ato humbasin besimin se me këto njerëz mund të punojnë'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll