Aktualitet

13 Tetor 2019, 16:09 Nga DOSJA

TIRANË–Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre, që preken nga projekti Unaza e Madhe. Në krye të banorëve ishte edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Endrit Braimllari dhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Basha ka dalë para makinave duke hapur u hapur rrugën banorëve dhe duke i nxjerrë ata për të protestuar. Në fjalën e tij, Basha nuk ka harruar edhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan hajdut.

Nuk shkohet në Europë me një kryeministër hajdut.  E keqja e madhe ka zaptuar Tiranën. Shqipëria si Europa është një urdhëresë e shenjtë për PD-në dhe këtë gjë do ta arrijmë vetëm kur të largohet Edi Rama.

Policët i shërbejnë një hajduti kronik si Rama. Shteti i korruptuar nuk nis hetime ndaj Ramës që do të gllabëronte 40 milionë euro me projektin e Unazës së Madhe,”- u shpreh Basha para banorëve.

Në pëfundim të protestës ka nisur edhe shoqërimi i banorëve të zonës, siç ndodh netët e fundit për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal. Sot janë arrestuar 10 banorë të Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu. 5 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.

Më pas banorët dhe përfaqësues të Opozitës kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku kanë kërkuar lirimin e Balliut dhe të protestuesve.

 

 

Ditët e fundit janë shoqëruar disa protestues, banorë të ksaj zone pasi me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha protesta e unazës së re shoqerohen protestuesit shoqërohet klevis balliu lulzim basha protesta e unazës së re shoqerohen protestuesit shoqërohet klevis balliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2019, 13:48

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dëshminë e Elvis Gaçaj, “Gabelit” të klanit Duka që u la një ditë më parë nën masën e sigurisë “Arrest me burg” p...