Bota

Stoltenberg: Ka ardhur koha që Suedia të anëtarësohet në NATO

Në fund të takimit me Suedinë, Finlandën dhe Turqinë në prag të samitit të Vilniusit, pritet që ditën e hënë në kryeqytetin lituanez do të ketë një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez.

6 Korrik 2023, 17:31 Nga a.l
Stoltenberg: Ka ardhur koha që Suedia të anëtarësohet
Jens Stoltenberg

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet zyrtarëve të Turqisë, Finlandës dhe NATO-s sapo ka përfunduar për të vendosur për hyrjen e  Suedisë në Aleancën Atlantike. Në një konferencë për shtyp në margjinat e takimit, ai tha se ka ardhur koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, shkruajnë mediat e huaja. 

“Në prill ne mirëpritëm Finlandën në familjen e NATO-s. Ky ishte një përparim për sigurinë tonë të përbashkët. Tani ka ardhur koha që Suedia t'i bashkohet Aleancës. E kam pasur shumë të qartë se Suedia ka mbajtur angazhimet e marra në kuadër të memorandumit trepalësh”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në margjinat e takimit. 

Në fund të takimit me Suedinë, Finlandën dhe Turqinë në prag të samitit të Vilniusit, pritet që ditën e hënë në kryeqytetin lituanez do të ketë një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll