Bota

Rusia i kundërpërgjigjet Helsinkit, dëbon nëntë diplomatë finlandezë

Finlanda njoftoi muajin e kaluar se po dëbonte nëntë diplomatë rusë, duke i akuzuar ata se punonin në misionet e inteligjencës. 

6 Korrik 2023, 15:08 Nga a.l
Rusia i kundërpërgjigjet Helsinkit, dëbon nëntë
Sergei Lavrov

RUSI-  Ministria e Jashtme e Rusisë këtë të enjte ka deklaruar se ka dëbuar nga vendi nëntë diplomatë nga Finlanda, fqinji i Rusisë dhe anëtari më i ri i NATO-s, në një masë hakmarrëse.

Mediat e huaja shkruajnë se ministria ruse kishte thirrur ambasadorin finlandez për të protestuar ndaj asaj që e përshkroi si qëndrim anti-rus të Helsinkit.

Finlanda njoftoi muajin e kaluar se po dëbonte nëntë diplomatë rusë, duke i akuzuar ata se punonin në misionet e inteligjencës. 

sergei lavrov

Sondazh

Poll