Bota

'Serbia po kontrabandon armë në Veri'/ Vuçiç sulmon deputeten britanike: Mos u shqetësoni zonjë, kemi nisur hetime ndaj jush

Vuçiç pretendoi gjithashtu se policia ka ushtruar kontrolle në autoambulanca dhe nuk kanë konstatuar asnjë gjë. 

6 Korrik 2023, 13:35 Nga a.l
'Serbia po kontrabandon armë në Veri'/ Vuçiç
Alicia Kearns

SERBI-  Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sulmuar deputeten britanike Alicia Kearns për deklaratat e saj që gjatë një fjalimi ku  tha se Serbia po kontrabandon armë në veri të Kosovës përmes autoambulancave dhe se arsenali po shkarkohet në kishat serbe. Për këtë deklaratë, Vuçiç tha se Kearns është e njohur për aktivitetet e saj antiserbe, ndërsa shtoi se ndaj saj ka nisur një hetim. 

“Mos u shqetësoni zonjë, ne tashmë po kryejmë një hetim kundër jush, për të parë pse po e bëni këtë, nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk reagon, ne jemi të detyruar të bëjmë”, tha Vuçiç. 

Vuçiç pretendoi gjithashtu se policia ka ushtruar kontrolle në autoambulanca dhe nuk kanë konstatuar asnjë gjë. 

“Të gjitha këto po i bëjnë për të shembur sistemin shëndetësor në Kosovë dhe veprimet që po i bëjnë ndaj Kishës Ortodokse Serbe në nuk janë të rastësishme”.

Lidhur me rastin, reagoi dje edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili tha se çështja do të zbardhet së shpejti dhe se ende nuk është verifikuar. 

aleksander vucic alicia kearns

Sondazh

Poll