Bota

'Historia me Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar'/ Kovaçevski: U bëj thirrje liderëve të marrin pjesë në këto nisma

Sipas tij është e rëndësishme që të ndiqen deri në fund të gjithë marrëveshjet e hartuara në kuadër të zhvillimit rajonal që janë në mbarëvajtje të procesit të Berlinit. 

6 Korrik 2023, 13:20 Nga a.l
'Historia me Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar'/
Rama dhe Kovaçevski

MAQEDONI E VERIUT- Numri një i qeverisë Maqedonase, Dimitar Kovaçevski shprehet seBallkani i Hapur është një nismë që i ka bërë shumë nder të gjithë rajonit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kovaçveski tha se me Ballkanin e Hapur të tre vendet pjesëmarrëse dhe jo vetëm kanë mundur që të kenë shumë përfitime. Sipas tij është e rëndësishme që të ndiqen deri në fund të gjithë marrëveshjet e hartuara në kuadër të zhvillimit rajonal që janë në mbarëvajtje të procesit të Berlinit. 

"Mbi 70% në të tre shtetet vijon dhe do të punohet dhe me qëllim të përfitimeve të reja. Integrimi ka edhe qëllimin kryesor, procesi i Berlinit është nisma më e gjerë dhe në kuadër të tij janë firmosur tre kontrata dhe për këtë Maqedonia e Veriut ka një vend të rëndësishëm në procesin e Berlinit, ku dhe një javë më parë kam diskutuar me homologun gjerman në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në këtë nismë. Historia me Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar dhe se ne kemi bashkëpunime të tjera dhe akoma nuk është kryer misioni i Ballkani i Hapur", tha Kovaçevski.  

dimitar kovacevski

Sondazh

Poll