Bota

'T'i gëzohemi sukseseve...'/ Kovaçevski: Qëllimi ynë i përbashkët është anëtarësimi në BE

Dimitar Kovaçevski ka vlerësuar 30 vite marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, ndërsa falenderoi kryeministrin Rama dhe Qeverinë Shqiptare për raportet e ruajtuara mes dy vendeve.

6 Korrik 2023, 12:52 Nga a.l
'T'i gëzohemi sukseseve...'/ Kovaçevski: Qëllimi
Kovacevski

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka vlerësuar 30 vite marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, ndërsa falenderoi kryeministrin Rama dhe Qeverinë Shqiptare për raportet e ruajtuara mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët në Shkup, Kovaçevski tha se tashmë qëllimi i përbashkët mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian. 

Miqësia jonë shihet përmes procedurave. 30 vjet marrëdhënie diplomatike shënojmë këtë vit mes 2 vendeve tona. Marrëdhënia jonë u fuqizua mes 2 mbledhjeve qeveritare duke e vënë fokusin në fushat ekonomike dhe energjitike. Tek ne, procedura ka përfunduar, në Shqipëri po ashtu. Ikonat që u nxorrën do të kthehen në shtetin tonë dhe nuk ka konfirmim më të madh kur trashëgimia jonë e kishës tonë dhe kulturës tonë do ta zërë vendin ku i përket. Falenderues Ramës dhe institucioneve tonë dhe ministres tonë. Bashkëpunojmë me sukses në kuadër të NATO-s, projekteve IPA. Dëshiroj që sa më shpejt t’i gëzohemi sukseseve tona dhe të realizojmë anëtarësimin në BE. Biseduam për koordinimin për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri ku qeveria është e përkushtuar në zhvilimin me sukses të këtij samiti.

turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll