Bota

'Ballkani i Hapur iniciativë e përbashkët'/ Kovaçevski: Ka dhënë rezultat! Njohjen e diplomave, qarkullimin e lirë, ne i bëmë të gjitha

Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparuar në disa fusha, ku këtu përmendi shkëmbimin e jashtëm tregëtar në vend, i cili është rritur me 50%. 

6 Korrik 2023, 13:17 Nga a.l
'Ballkani i Hapur iniciativë e përbashkët'/
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, duke folur për nismën e Ballkanit të hapur tha se dha rezultate të prekshme e së nuk e ka kryer akoma misionin e vet. Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparuar në disa fusha, ku këtu përmendi shkëmbimin e jashtëm tregëtar në vend, i cili është rritur me 50%. 

"Ballkani i Hapur nuk është në kundërshtim me asnjë nismë tjetër. U krijua si ide nga 3 vendet e rajonit. E dini që në pjesë të takimeve kanë qenë të pranishëm kryeministrat e Turqisë, Hungarisë...si mysafirë. Do të jetë i hapur për të gjithë kjo iniciativë. Iniciativat maten sipas rezultateve. Shkëmbimi i jashtëm tregëtar i RMV është rritur me 50%. Ne as nuk mund ta imagjinonim që të kishim portalin më të madh të verës në vend. Kjo është e mundur vetëm nëse shkonim bashkarisht. Ne jemi eksportuesi i dytë rajonal i verës. Ajo që kishin hall në BE të bënin, njohjen e diplomave, qarkullimin e lirë, ne i bëmë të gjitha. E vërtetuam se mund të bëhëj. Ka mbështetjen e mbi 70% të qytetarëve. Do vazhdojmë të punojmë për përfitime të reja", tha Kovaçevski. 

turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll