Bota

Kovaçevski: Shqipëria ka mbështetjen tonë! Po marrim hapa konkrete drejt evropianizimit të vendeve tona

Dimitar Kovaçevski është shprehur se fokusi i takimit të tyre ka qenë mbajtja e Samitit të Berlinit në Shqipëri si dhe për një sërë nismash të tjera.

6 Korrik 2023, 12:30 Nga a.l
Kovaçevski: Shqipëria ka mbështetjen tonë! Po marrim hapa
Kovacevski

MAQEDONI E VERIUT- Në kuadër të turit 2-ditor në Ballkan, kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur fillimisht në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë të përbashkët, homologu i tij Dimitar Kovaçevski është shprehur se fokusi i takimit të tyre ka qenë mbajtja e Samitit të Berlinit në Shqipëri si dhe për një sërë nismash të tjera. Ai gjithashtu është shprehur se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë proces. 

"Ishte procesi i Berlinit në kuadër të të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan 3 marrëveshje që kanë të bëjnë me njohjen, kualifikimin e arsimit të lartë dhe lirinë e qarkullimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Samitin e Berlinit që do të ndodhë në Tiranë, Shqipëria e ka mbështetjen tonë në atë proces, mirënjohje për vendin dhe rajonin. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin për shkak të nismave që duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjitikën, ekonominë, infrastrukturën, bashkëpunim edhe në shumë fusha të tjera mes vendeve. Krahas nismave politike, ne si rajon na nevojiten përfitime të shpeshta që do ta rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun mes vendeve. Më e rëndësishme gjendja ekonomike, zhvillimi ekonomike, sundimi i ligjit", tha Kovaçevski. 

turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll